Brahimaj: Pagat e mjekëve, të pamjaftueshme (VIDEO)

Brahimaj: Pagat e mjekëve, të pamjaftueshme (VIDEO)

Kreu i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj, thotë se pagat e mjekëve janë të pamjaftueshme. Në studion e lajmeve në TvT, Brahimaj u shpreh se rritjet e pagave të bluzave të bardha kanë qenë të papërfillshme. Sipas tij, vlerësimi i figurës së mjekut duhet të shtrihet në shumë plane.

Pagat dihet që nuk janë të mjaftueshme. Rritjet që kanë qenë në 5 apo 10 për qind nuk përmirësojnë gjë. Heronjtë duhen respektuar dhe trajtuar si heronj, që nga vlerësimi material, moral, kushtet e punës, mbrojtja ligjore etj.”, tha ai.

Brahimaj tha se në situatën e pandemisë, personeli mjekësor po përballet me disa sfida njëkohësisht.

Personeli mjekësor me përkushtim dhe sakrificë po e përballon këtë periudhë të vështirë epidemie, jo vetëm në vijën e parë por në të gjithë sektorët. Personeli veç mbingarkesës dhe lodhjes, duhet të kujdeset edhe për sigurinë, mbrojtjen e shëndetit të tij”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy