Drogë në mbathje e reçipeta, arrestohen dy shqiptarë dhe një rumune

Drogë në mbathje e reçipeta, arrestohen dy shqiptarë dhe një rumune

Dy vëllezër shqiptarë dhe e fejuara e njërit prej tyre janë arrestuar nga policia italian në Rimini. 

Sipas mediave italiane janë arrestuar dy vëllexërit A.H., 28 vjeç dhe D.H., 21 vjeç si dhe e dashura e 28-vjeçarit, rumunia me iniciale I.A., 24 vjeçe.

Të enjten në mbrëmje një prej shqiptarëve është vënë re duke dalë nga një hotel në Rimini Jug, dhe të hipte në një automjet me çiftin. Policia është vënë në vëzhgim të lëvizjeve të tyre nga Rimini në Santarcangelo, me ndalesa në disa dyqane ose në rrugë të izoluara.

Gjatë ndjekjes, pranë hotelit nga ku kishte dalë një nga shqiptarët, dhe ku kishte vendbanimin, u vunë re lëvizje të tjera të dyshimta që i kanë nxitur efektivët e skuadrës së lëvizshme t’i ndalojnë, raporton BW.

Nga kontrolli që iu është kryer policia iu ka gjetur disa doza kokaine, të cilat vajza rumune i fshihte në reçipeta, ndërsa partneri i saj kishte zgjedhur si vend të fshehtë, mbathjet e tij.

Më pas në apartamentin e çiftit janë gjetur të tjera doza kokaine, brenda një qeseje të verdhë si dhe është gjetur edhe material për paketimin e drogës. Në total dozat e sekuestruara janë rreth 60.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy