Deputetët Gjoni dhe Hajdari dorëzojnë në Kuvend peticionin me ndryshimet për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Deputetët Gjoni dhe Hajdari dorëzojnë në Kuvend peticionin me ndryshimet për Reformën Zgjedhore (VIDEO)

Deputetët e opozitës së re, Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni të shoqëruar nga përfaqësues të nismës 'Thurje' kanë depozituar sot në Kuvend një peticion të firmosur nga mbi 50 mijë qytetarë ku kërkojnë disa ndryshime në Reformën Zgjedhore. Nga ana e saj deputetja Hajdari falenderoi qytetarët që i janë bashkuar kësaj nisme.

"Kanë 30 vite që e kanë zaptuar Shqipërinë. Falenderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme. Duam të jemi në gjendje të kërkojmë vullnetin e çdo partie politike. Ju faleminderit shumë qytetarëve që i bashkohen kësaj nisme", tha Hajdari.

Ndërsa Gjoni deklaroi se pas reformës në drejtësi sfida më e madhe mbetet ndryshimi rrënjësor i Reformës Zgjedhore.

"Kjo ka të bëjë me hapsirat që duhen krijuar në parlament. Pas reformës në drejtësi sfida më e madhe është ndryshimi rrënjësor i reformës zgjedhore Ky do të jetë viti i së vërtetës. Nuk është koha për parti të reja. Do kemi mundësi të flasim gjatë javëve në vazhdim", u shpreh deputeti Gjoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy