
Ndërtesa e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi është sulmuar pasditen e sotme me mjete të forta. Fatmirësisht, nga sulmi nuk ka pasur të lënduar, pro vetëm dëme të vogla material. Në një reagim në lidhje me ngjarjen, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e cilësoi sulmin si të papranueshëm dhe u kërkoi autoriteteve suedeze të vërë sa më shpejt para drejtësisë autorët e tij.
“Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast. Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.



