Britani, dështon plani i Ruandës/ Dhoma e Lordëve tjetër goditje Rishi Sunak

Britani, dështon plani i Ruandës/ Dhoma e Lordëve tjetër goditje Rishi Sunak

Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar votoi për shtyrjen e projektligjit shumë diskutuar të Ruandës për deportimin e emigrantëve në ketë të fundit.

Sipas përfaqësuesve të kësaj Dhome, marrëveshja e nënshkruar midis Londrës dhe Kigalit do të ratifikohet në momentin që qeveria britanike do të demonstrojë se Ruanda është një vend i sigurtë për emigrantët që janë planifikuar të dërgohen atje.

Por shtyrja e votimit cilësohet si një goditje e fortë për kryeministrin Rishi Sunak dhe Partinë Konservatore e cila politikë thelbësore për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm ka miratimin e këtij pakti.

Anëtarët e Dhomës së Lordëve një pjesë e të cilëve ish-gjyqtarë të lartë janë skeptikë për sigurinë që ofron Ruanda në përmbushjen e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut dhe zbatimin e ligjit të refugjatëve. Edhe pse Dhoma e Lordëve ndryshe nga ajo e Komunave nuk e ka fuqinë e bllokimit të ratifikimit të këtij projektligji, miratimi i saj është thelbësor për vijimësinë.

Projektligji që detyron gjyqtarët ta konsiderojnë Ruandën si një vend të tretë të sigurtë dhe u jep ministrave fuqinë e shpërfilljes së disa pjesëve të Aktit të të Drejtave të Njeriut do te diskutohet sërish javën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy