
Analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live ka komentuar përpjekjen e PD-së së Alibeajt për çregjistrimin e koalicionit. Duke e konsideruar një lëvizje logjike në vijim të ndarjes së madhe mes dy grupimeve të PD-së, ai ta se kjo nxjerr në pah dëshirën e tyre përtë qenë të ndara dhe se sipas tij sa më shpejt që kjo të ndodh aq më mirë do të ishte.
Nuk ka faj pasqyra për portretin që ofron, aq më tepër tek ne që përdorim pasqyra kineze. Është lëvizje logjike në vijimin e të njëjtës ndarje të madhe që këto dy grupime brenda PD-së, kanë me njëra tjetrën. E gjithë retorika që përsëritet në mënyrë ciklike për bashkëpunim apo bashkim sheh në fakt dëshirën e të dyja palëve për të qenë të ndara dhe sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve aq më shumë do polarizohen këto dy grupe ato shkojnë atje ku duhet të kishin shkuar më përpara, pra sa më shpejt të ndodhë ndarja që është reale dhe sa më shpejt të bëhet formale aq më mirë do të ishte për të dyja palët.
Në vijim duke u ndalur tek PPA, ai theksoi se ajo është më shumë, është një parti që në spektrin politik ka një rendësi të saj.
Problemi i partisë Agrare Ambientaliste është më i ndërlikuar se sa e shpjegoi Duka. Gjykohet se 40% e popullsisë preket nga bujqësia ndërkohë që gati zë 20% të GDP dhe tjetra që është e rëndësishme në një vend për shkak të traditës dhe mundësive bujqësia duhet të shndërrohet në një nga motorët e rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Në këtë kuadër pavarësisht peshës jo proporcionale të peshës në parlament, pavarësisht peshës jo reale propozimet kanë qenë shpesh një e mirë publike dhe kjo ajo e cila që na rrëfen një rrëfen një të vërettë të madhe që është shumë e trishtuar, nuk është realiste ndarja e fetës elektorale e pëshës elektorale që duhet të ketë e kështu me radhë.
Më tej, Vangjeli shtoi se partitë zakonisht kanë fytyrën e kryetarit, ku sipas tij zakonisht individët identifikohen jo prej partisë, por partia identifikohet prej tyre.
Në 30 vjet kemi improvizuar një klasë politike, e thënë thjeshtë që shpikën disa profesorë universiteti që nuk kishin bërë as gjimnaz më përpara. Kjo që po ndodh sot në anormalitetin e saj është normal, por ka pasur shumë pak shanse për të qenë ndryshe. Edhe njëherë si përherë ne vazhdojmë të mbajmë me krenari vendin e fundit, për shkak të aksidenteve, natyrës sonë që e përqafon traditën më të keqe dhe për shkak se sovjetiku ende nuk ka vdekur dhe ende nuk është larguar nga mentaliteti jonë, nuk është larguar nga lëkura jonë. Le të ndryshojnë kravatat dhe stilistët e kostumeve vazhdojnë të jenë sovjetik.



