
Gazetari Klodian Tomorri thotë se pavarësisht shpenzimeve për digjitalizimin e Kadastrës, shërbimi funksionon ende me hartat e kohës së komunizmit. Sipas tij, lënia në mes e këtij procesi shton dyshimet se po përdoret për të pasur hapësira manipulimi.
Ngaqë kanë vjedhur nëpër tendera kanë bërë sisteme që e digjitalizojnë gjendjen e pronës deri në një moment të caktuar dhe më pas veprimet që ndodhin pas këtij momenti nuk i pranon më të përditësohen. Për këtë mbahej dosja fizike. Kur një qytetar bënte aplikimin, punonjësi shihte dosjen dhe të dhënat digjitale. Sot kur aplikimi shkon, punonjësi nuk e ka dosjen.
Janë shpenzuar 40 milionë euro për regjistrim dhe digjitalizim dhe nuk është bërë, por janë marrë hartat e Enver Hoxhës. Sot kanë shtuar rreth 6 milionë euro. Pasi u kuptua kjo histori, BE dhe donatorët thanë do ndërtojmë një sistem të ri. U nis projekti 15.7 milionë euro i BE me disa faza. U shpallën fituesit , kur pritej nisja e punës në terren, shefja e re e kadastrës i çoi letër BE dhe i tha nuk na duhen paratë tuaja se nuk do bëjmë sistem të ri, do përmirësojmë të vjetrin. E gjitha kjo dyshoj se është e qëllimshme sepse duan të kenë kontrollin e sistemit për të futur duart nëpër prona. Kanë ndodhur raste në kadastër ku janë regjistruar prona me punonjës që janë punësuar vetëm për dy javë. Kemi rastin e kadastrës së Vlorës, ku janë ndërruar 18 drejtorë. Është çështje korrupsioni dhe interesash.



