
Beogradi u përfshi gjatë natës nga një sërë protestash masive. Grupe studentësh bllokuan selinë e televizionit publik RTS në qendër të kryeqytetit. Protestuesit kanë bërë të ditur se bllokada para ndërtesës së RTS-së do të zgjasë për 22 orë.
“Sonte jemi përshkruar si bandë nga një moderator i RTS-së. Prandaj jemi duke bllokuar ndërtesën e RTS-së sonte. Nuk do të ketë dhunë dhe asnjë ndërhyrje. Të gjithë punëtorët do të mund të largohen nga ndërtesa, por askush nuk mund të hyjë”, kanë thënë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Beograd.
Studentët janë përleshur me njësinë policore, ë cila mbërriti në vendngjarje për të siguruar daljen e personelit. Gjatë këtij incidentit, i është lënduar një oficer i cili u dërgua në spital. Ai u vizitua edhe nga presidenti Alekdandër Vuçiç.
Ndërkohë studentët në Novi Sad, në solidaritet me kolegët e tyre në Beograd, kanë bllokuar hyrjet në selinë e Radio Televizionit Vojvodina.
Sipas studentëve bllokada e tyre do të vazhdojë pasi drejtori i këtij televizioni, Goran Karagjiq e ka refuzuar kërkesën e tyre për të raportuar se çfarë është duke ndodhur në hyrje të ndërtesës.
Ndërkaq edhe hyrja e Radiotelevizionit të Kragujevcit (RTK) është bllokuar nga studentë dhe qytetarë të tjerë.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se policia nuk ka vepruar kundër protestueseve, por ajo është sulmuar, ndonëse në pamjet në rrjetet sociale shihet qartë se policia i ka sulmuar dhe rrahur studentët dhe qytetarët e tjerë, ka raportuar Beta. Një nga protestat më të mëdha në Serbi pritet të jetë ajo e 15 marsit, ku përveç të rinjve do të jenë të pranishëm do të jenë edhe qytetarë të tjerë ku pritet të marrin pjesë rreth 200 mijë protestues.



