
Organizata e Kombeve të Bashkuara nxjerr numrin e refugjatëve të larguar nga Ukraina, qysh nga nisja e agresionit rus.
Bëhet e ditur se të larguarit nga lufta i kanë kaluar 5 milionë.
Më saktësisht numri i të larguarve, sipas agjencisë së OKB për refugjatët, UNHCR, është 5.034.439.
Në vijim saktësohet se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Europë, qysh nga lufta e dytë botërore.



