
Në Kosovë vijon të mbetet i lartë numri i viktimave nga koronavirusi dhe ai i rasteve të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë kryer gjithsej 440 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitive 141 raste.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste vdekjeje me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 11 416 raste, ndërsa ai i vdekjeve ka arritur në 401.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7 191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 824.



