Drejtësia greke kërkon sekuestrimin e një makine luksi në Tiranë

Drejtësia greke kërkon sekuestrimin e një makine luksi në Tiranë

Autoritetet greke të drejtësisë kërkojnë sekuestrimin e një mjeti luksoz në Tiranë. Bëhet fjalë për një autoveturë të tipit “PORCHE CARRERA 4S” ngjyrë blu, që dyshohet të jetë vjedhur në territorin grek.

Gjykata e Tiranës i ka dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë të përcjellë nga pala greke për këtë rast, duke urdhëruar gjetjen dhe sekuestrimin e mjetit. Ky veprim është kërkuar për llogari të një hetimi të nisur në Greqi për veprën penale të “vjedhjes”. Pala greke theksonte se mjeti gjendet në territorin e Tiranës. Përveç modelit

autoritetet e vendit fqinj vinin në dispozicion të organeve ligjzbatuese shqiptare edhe numrin e shasisë së mjetit, që përfundonte me shifrën 622, raporton "abc".

Ditët e fundit Policia e Tiranës ndërmorri një operacion për bllokimin e mjeteve të trafikuara në Shqipëri nga vendet e BE-së. Në 28 shtator u njoftua sekuestrimi i 12 mjeteve luksoze, kyresisht “Mercedes”, “BMW” dhe RANGE ROVER”, por asnjë “PORCHE CARRERA”.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy