Revista “Forbes” ka publikuar listën e këngëtareve me fitimet më të mëdha gjatë këtij viti.
Në krye të listës qëndron Taylor Swift, e cila nga korriku 2015 deri në 2016-n ka fituar 170 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave janë gjeneruar nga turi i saj “1989”.
Në vend të dytë renditet britanikja Adele me 80.5 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave erdhën nga albumi shumë i suksesshëm “25”.



