Kulla e Prullit në Lezhë më e madhja në vend, Zefi: Të shpallet monument

Kulla e Prullit në Lezhë më e madhja në vend, Zefi: Të shpallet monument

Kulla e Prullit në Lezhë, e cila daton në 1910-ën edhe pse mbart shumë vlera, nuk është përfshirë sipas historianëve në objektet me status monument kulture.

Themelet e saj u hodhën nga një prej pinjollëve të Mirditës, Ndue Përjaku, ndërsa për disa vite u vendos nën administratën e shtetit komunist.

Kjo fortifikatë e veçantë ruhet me mjaft fanatizëm nga pasardhësit e Ndue Përjakut, të cilët prej vitesh kanë nisur restaurimin e saj, duke ruajtur arkitekturën ekzistuese.

Historiani Paulin Zefi thotë se vlera historike dhe arkitektonike e kësaj kulle është shumë e madhe, ndërsa kërkon shpalljen monument kulture.

Në fshatin e vjetër të Prullit në Lezhë janë 14 kulla të vjetra, ndërsa së fundmi është restauruar edhe kisha shekullore e "Shën Llezhdrit".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy