Bashkim kombëtar? Berisha: Rama të merret me Shqipërinë, ka probleme plot (VIDEO) 

Bashkim kombëtar? Berisha: Rama të merret me Shqipërinë, ka probleme plot (VIDEO) 

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit për bashkim kombëtar, Anton Berisha, ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës, i sheh si retorikë politike për përfitim të brendshëm. Në një bisedë më Skype me studion e lajmeve në MCN TV, Berisha tha se për një temë të tillë, asnjëri nga vendet nuk është i përgatitur.

Përderisa zoti Rama dhe zoti Kurti e kanë përmendur bashkimin si retorikë, në gjykimin tim jo serioze, mendoj se ne nuk na leverdis të hapim tema për të cilat nuk jemi as të përgatitur, as të sinqertë, por që përdoren për nevoja të brendshme për të fituar pikë. Ne duhet të vazhdojmë në forcimin e shtetit të Kosovës dhe kompletimin e njohjes së saj. Zoti Rama më mirë të merret me administrimin e Shqipërisë që ka probleme plot, sesa të zhvillojë politika rajonale me Vuçiçin, i cili ka të kaluar ushtarake.

Deklaratat e Milorad Dodik për ndarjen e Bosnje-Hercegovinës, Berisha i cilësoi një përpjekje për të tërhequr vëmendje ndërkombëtare.

Deklarata është serioze. Marrëveshja e Dejtonit po bën 26 vite dhe ky shtet vijon të ketë probleme të mëdha. Ajo zgjidhje që ishte paraparë do të kishte sukses vetëm nëse ky vend do të shkonte drejt BE. Sjellja e Dodik ka qenë shqetësuese për bashkësinë ndërkombëtare dhe ka dashur të mobilizojë SHBA dhe vendet e tjera perëndimore për të tërhequr vërejtjen se dekonstruktiviteti i tij është serioz dhe duhet marrë parasysh.

Sa i takon Ballkanit, sipas Berishës, problemi më i madh mbetet Serbia, në raport me të cilën komuniteti ndërkombëtar ka treguar tolerancë.  

Kur themi rajoni, shoqëritë e rajonit marrin një lloj barazimi. Kriza në Ballkan është për shkak të Serbisë. Është ajo që i shkakton këto probleme. Bashkësia ndërkombëtare vitet e fundit ka qenë tepër tolernte ndaj politikës së Serbisë dhe deri diku është përkëdhelje ndaj presidentit Vuçiç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy