
Greqia i jep fund lock-down. Nga dita e sotme vendi rikthehet në normalitet. Qytetarët nuk qarkullojnë më me orar të kufizuar dhe dërgimin e sms vetëm në 6 kode të lejuara. Gjithashtu, nga sot lejohet qarkullimi në periferi e zona të ndryshme të vendit.
Njësitë shitëse nuk do të funksionojnë më me stilin click inside-click away (me takim paraprak apo marrje porosish telefonike). Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.
Arsimi fillor dhe i mesëm funksionon nga 10 maj, ndërsa rikthehen me të njëjtën procedurë self test studentët për praktikën dhe sezonin e provimeve.
Sistemi publik e privat funksionon sërish me kryerjen e self test 2 herë në javë për gjithë punonjësit. Nga dita e sotme Greqia çel dhe zyrtarisht sezonin turistik, me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.
![]()
Autoritetet greke kanë bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të jenë vaksinuar gjithë banorët në 19 ishuj të tjerë, destinacione kyçe turistike.
Hapen dhe kufijtë tokësorë me vendet e BE. Akoma në pritje vendimi për udhëtarët nga Shqipëria e pikat tokësore kufitare Kapshticë e Kakavijë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në fund të qershorit në Greqi do jenë vaksinuar 4.5 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë së vendit e vaksinimi do të vijojnë me ritme të shpejta.



