SHBA e BE, tre kërkesa për veriun/ Ukaj: Kurti nuk ka zgjidhje tjetër pos pranimit, në të kundërtën mund të ketë sanksione për Kosovën (VIDEO)

SHBA e BE, tre kërkesa për veriun/ Ukaj: Kurti nuk ka zgjidhje tjetër pos pranimit, në të kundërtën mund të ketë sanksione për Kosovën (VIDEO)

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, përcollën gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lidhur me këtë fakt, politologu nga Kosova, Fidan Ukaj, në një komunikim për MCN live, thotë se me gjasë kryeministri Albin Kurti, do ti pranojë këto kërkesa. 

Dyshja e zyrtarëve të lartë kanë thënë se po presin raportin ndërkombëtar nëse do të ketë sanksione për Kosovën, pas situatës në veri, thotë Ukaj. 

Ne dëgjuam dy facilituesit dhe ata dhanë tre kërkesat dhe deklaruan se mbesin me shpresën që kryeministri Kurti do ti pranojë këto tre kërkesa të bashkësisë ndërkombëtar dhe të kemi zgjedhje të reja në atë pjesë të vendit dhe të kemi qetësim të situatës dhe shkuarjes përpara normalizim të gjendjes dhe rikthimin ne dialog.

Kur u pyet Lajcak tha se po presin një raport nga vendet e BE dhe të shihet se a do të ketë sanksione për Kosovën.

Kjo tregon që bashkësia ndërkombëtare, BE, SHBA, janë shumë të vendosura në kërkesat e tyre drejtuar palëve, sidomos palës kosovare dhe Albin Kurti mendoj se nuk ka zgjidhje tjetër pos ti pranojë kërkesat e ndërkombëtareve dhe të organizoj zgjedhje të reja në atë pjesë të reja në këtë pjesë të vendit. Por para kësaj, sigurisht se duhet marre garanci nga ata facilitues ndërkombëtar se pjesëmarrja e serbëve do të jetë në zgjedhje dhe Lista Serbe do të marrë pjesë në procesin zgjedhor për ti zgjedhur kandidatet që ata mendojnë se i përfaqësojnë interesat e komunitetit serb.

Për politologun Ukaj, shkuarja e Lajçak dhe Escobar sot edhe në Beograd, përkthehet me marrjen e garancisë nga presidenti serb Vuçiç, për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet eventuale të katër komunave në veri.

Kërkesat kanë qenë më herët dhe dimë se formimi i Asociacionit merr një kohë të gjatë, ehe bashkësia ndërkombëtar e di që draftimi i saj merr një kohë të gjatë, pastaj duhet parë a është në harmoni me Kushtetutën e vendit, dhe ka disa faza, etapa.

Deri në formimin e tij, ato katër komuna nuk mund të rrinë pa kryetar komunash.

Mendoj qe edhe në vizitën që Escobar dhe Lajcak do ta bëj në Beograd mendoj se do të marrë garanci edhe nga presidenti Vuçic që Lista Serbë do të marrë pjesë në zgjedhje eventuale në këto katër komuna në pjesën veriore të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy