Ish-ministri Cani: Procedura për inceneratorin e Elbasanit, në shkelje të ligjit

Ish-ministri Cani: Procedura për inceneratorin e Elbasanit, në shkelje të ligjit

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani në dëshminë e tij në komisionin hetimor për inceneratorët, deklaroi se ka refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit.

Ai deklaroi se procedura nuk ishte në përputhje ligjin dhe për këtë arsye erdhi refuzimi.

“Ne kemi refuzuar dhe mbështetur kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore. Është normale të vepronim kështu. Ndërkohë ka ardhur edhe një projekt vendim kur kërkohet që të zbatohet një procedurë e veçantë lidhur me djegësin e mbeturinave ose inceneratorin. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se tre janë opsionet, nuk është në këto të treja dhe natyrshëm kemi thënë që nuk është brenda këtyre, prandaj kemi thëne që merreni dhe gjeni një nga tre mënyrat”, u shpreh Cani.

Ish-ministri sqaroi se si ministri e Financave, para se të jepen para, kërkohet që të dihet nëse janë në gjendje ta kryejnë këtë aktivitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy