Tragjedia në Vlorë/ Nënë e bir digjen në shtëpi, dyshime për vrasje (VIDEO)

Tragjedia në Vlorë/ Nënë e bir digjen në shtëpi, dyshime për vrasje (VIDEO)

Ajo që fillimisht u raportua si një ngjarje aksidentale në Vlorë, mund të ketë qenë një krim i mirëfilltë. Zjarri që u mori jetën dy personave, nënë e bir, mund të jetë përdorur për të fshehur gjurmët e vrasjeve.

Këto janë dyshimet e lindura pas këqyrjes paraprake të trupave të Salkie Hoxhallarit, 73 vjeçe, dhe Novruz Hoxhallarit, 43 vjeç, të gjetur të djegur në banesën e tyre në lagjen “1 Maji”.

Në trupin e gruas janë gjetur shenja dhune në qafë, ndërsa djali i saj 43-vjeçar ka të tilla në kokë. Megjithatë, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të moshuarës dhe djalit të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës. Viktimat, Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe, dhe Novruz Hoxhallari, 43 vjeç, nënë e bir, u gjetën mëngjesin e sotëm.

Fillimisht u hodh dyshimi se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të ndonjë bombule gazi apo tjetër mjeti për ngrohje që mund të jetë harruar ndezur, ndërkohë që dy viktimat kanë qenë në gjumë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy