Pallati 88 në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës ishte i pari që u ndërtua me donacione pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Në muajin prill kryeministri Edi Rama inaguroi këtë pallat ku do të strehon 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat prej 2 vitesh jetojnë nëpër magazine të vjetra, apo ku të munden. Gjatë inagurimit 2 nuaj më parë kryeministri rama u shpreh:
“T’i gëzoni me shëndet me fëmijët me gjyshet. Janë pronë e juaja edhe falë kontributit të Halilit që na u gjend pranë në ato momente. Fjala doli, sepse unë kur e jap fjalën, e mendoj mirë nuk e jap kot”.
Por pavarësisht inagurimit 16 familjet ende nuk kanë hyrë në banesat e tyre duke mos ju dhënë shumë spjegime, por vetëm faktin se nuk është plotësuar i gjithë dokumentacioni.
Emisioni investigative “Xhadat” kontaktoi me disa familje të cilat janë përfituese të apartamenteve dhe të shqetësuar një pjësë e banorëve thonë:
“Shqetësimi ynë është puna e pallatit. Tash dy vjet që është bërë pallati, na kanë thënë se do t’ju fusim shpejt brënda në shtëpi. Ne jemi duke pritur me shpresa, po ajo që na duket është se nuk jemi duke marrë as shtëpi asgjë. Na ka ardhur Kryeministri Edi Rama, shtëpiat tha do i merrni do i gëzoni me nipër e nipesha. Ne po mbajmë shpresë, se po i marrim çelsat në dorë, ne s’po marrim as çelsa asnjë gjë, ku është arsyeja që s’po i marrim çelsat?
Unë jam banore e këtij pallati,jetoj me vite këtu.Nuk dimë ku është arsyeja që ne nuk futemi, jo sot, jo nesër. Kryetari na ka thënë duroni se do futeni brenda, po kur? Se në muajin Qershor bën vitin pallati. Na kanë thënë derisa të bëhen proçedurat letrat.
Ne nuk duam bonus po duam shtëpitë tona që kemi jetuar. Ai është duke na bërë dallime, të drejtë njeri nuk na jep, të paktën të na japi një të drejtë një rrugë zgjidhje, o po o jo.
Mua çfarë më duhet bonusi, para shtëpisë ku kam jetuar me jetimat e mi, këtu 50 vjet martesë . I bëj thirje, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë, kush janë aty të venë dorën në zemër, të na japin pallatin me dashuri me lumturi”.
Të zhgënjyer këta banorë tregojnë ku jetojnë, kushtet që pasi tërmeti ju prishi shtëpitë dhe mezi presin të hynë në banesate reja, por procesi I zgjatur po ju humb shpresat.
“Ja ku ri unë pa drita pa gjë. Ku të shkoj kujt t”i ankohem . Kryministri e di. Na ka dhënë një po nuk ka drita, nuk ka ujë. Jetoj këtu që kur ra termeti, s’kam ku të shkoj. Kanë ardhur e kanë parë dhe më kanë thënë prit pak, prit sot,prit nesër të shkojmë çdo dit aty na marin inat.
Që ditën e tërmetit, unë jam me bonus qiraje, e shihni ku po jetoj. Pallati që është rregulluar por është i mbyllur unë pse të jetoj këtu, arsyeja ku është?! Nuk jetohet kështu. Këtu as bagëtia, as qeni nuk jeton. Ku është puna ku është halli, që ne nuk na i zgjidh kush, nuk na jep kush të drejtat tona anjëherë”.
Lidhur me shqetësimin e banorëve, emisioni investigative “ Xhadat” u interesua pranë Bashkisë Lezhë, për të pyetur lidhur me vonesë e dorëzimit të apartamenteve tek banorët. Sipas nënkryetarit të bashkisë z. Ermal Pacaj situate do të zgjidhet Brenda pak ditësh pasi pritet të bëhët koaludimi përfundimtar.
“Për pallatin 88, konkrretisht ai pallat është përfunduar, jemi vetëm në fazën e përmbylljes tashmë të pjesës dokumentare për aplikimin dhe kolaudimin e këtij pallati. Ne nuk mund, pavarësisht se familjet janë fituese, pavarësisht se familjet i kanë shtëpitë gati për të hyrë, mungon vetëm energjia elektrike , sepse kontaratën e energjisë elektrike, ne nuk e mbyllim dot po nuk bëmë kolaudimin dhe lejen e shfrytëzimit.
Lidhur me pyetjen tonë se përse pallati u inagurua kur nuk kishin përfunduar ende procedurat nënkryetari i bashkisë Lezhë, pacaj shprehet:
“Sa i përket pjesës së z, Kryministër bashkë me Kryetarin e Bashkisë me Zvëndëskryeministrin dhe me Ministrin e Rindërtimit, atje ishte inspektimi final, sepse pallati është ndërtuar dhe u bë kjo pritje, se pallati ka përfunduar po pjesa e kolaudimit të objektit është kyç me fazën e shpërndarjes së banesave.
Shtyrja e proçesit të kolaudimit ka ardhur si pasojë e vonesave, që shtynë gjithë proçesin e rindërtimit. Gjëja më e rëndësishme është që pallati ka përfunduar, pallati po kolaudohet, po lidhet ndriçimi dhe banorët e atij pllati po marrin shtëpi të reja. Besoj që nuk do të ketë më shumë vonesa sesa 10-15 ditë që ne do të bëjmë gati dorëzimin e apartamenteve për banorët”.



