Zaharia: Në vendin tonë po qarkullojnë viruse të ngjashme dhe po aq të rrezikshme sa Covid 19

Zaharia: Në vendin tonë po qarkullojnë viruse të ngjashme dhe po aq të rrezikshme sa Covid 19

Klodiana Zaharia, mjeke ORL tregoi në emisionin “Stay Tuned” se në vendin tonë prej disa kohësh tashmë po qarkullojnë disa viruse që janë të ngjashme me Covid 19 dhe po aq të rrezikshëm sa ai, por për fat njerëzit kanë fituar imunitetin e tufës, megjithëse shton se shumë persona që i prek për herë të parë shtrohen në spital.

Duke vijuar më tej Zaharia tha se Covid 19 ka bërë mutacione dhe është e vështirë të kapet me testet klasike, por zbulohet me PCR.  

Për fat të keq po, por njerëzit harrojnë shpejt, dhe kjo është e mirë. Janë disa variante që ne i gjejmë në praktikën e përditshme të punës sonë që janë të ngjashëm me Covid dhe po aq të rrezikshëm. Tani është krijuar imuniteti i tufës dhe më pak raste po hospitalizohen për shkak se njerëzit e kanë kaluar së paku njëherë, e të tjerë 2-3 herë, ose janë vaksinuar. Tek rastet që po i prek për herë të parë ka dhe pacientë të hospitalizuar. Vëmendja shyqyr ka ikur nga Covid dhe ka probleme të tjera dhe njerëzit e kanë harruar. Kemi akoma raste që vijnë me simptomat e Covid. Pacientët thonë: E kemi  bërë testin dhe kemi dalë negativ. Virusi ka bërë mutacione sa është larguar nga virusi tipik i fillimit, testet nuk e kapin më por e kapin teste PCR apo gjak komplet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy