Zgjedhjet në Rrogozhinë, Kalemaj: Rezultati final do tregojë të vërtetën e ‘baltës së hedhur’ mbi Hoxhën (VIDEO)

Zgjedhjet në Rrogozhinë, Kalemaj: Rezultati final do tregojë të vërtetën e ‘baltës së hedhur’ mbi Hoxhën (VIDEO)

Politologu Ilir Klaemaj në studion e MCN LiVE ka komentuar për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë për të cilat u shpreh se ka disa elementë që duhen parë që nga deklaratat e Veliajt e deri te rezultati final i tyre. Ai tha se nëse Hoxha fiton këto zgjedhje do të ishte një fitore e madhe përballë kësaj makinerie elektorale dhe sipas tij mosparrja pjesë e të burgosurve në zgjedhje është në favor të kandidatit të opoziutës, gjithmonë duke ruajtur të paktën atë numër votuesish që kishte në zgjedhjet e para. “Ka disa elementë, deklarata parazgjedhore të Veliajt ku deklaronte një fitore 5 me 0 dhe ajo rezultoi 4 me 1, pasi opozita fitoi Kavajën. Në këtë sens është një bast i tij politik, ai ka bërë disa deklarata të forta në fakt duke thënë se Hoxha ka deklaruar se po të më rimbursohen kostot unë jam gati të tërhiqem, gjë që është përgënjeshtruar. Prandaj duhet parë sa e vërtetë është fakti që ka njëlloj terrori mbi votuesit dhe arsyeja pse po përsëriten zgjedhjet nëse do përfshihen të burgosurit në zgjedhje dhe pastaj do parë dhe rezultati final kujt do ti japë të drjetë maxhorancës apo opozitës. Pra janë këto elementë të rëndësishëm për të parë se si do vejë fati në zgjedhjet e Rrogozhinës, ndërsa në rastin e Kukësit ishte një skandal që u bë publik pas zgjedhjeve. Në rastin e Rrogozhinës është rasti i përfshirjes së të burgosurve, nqs do kemi një fotografi të mënyrës se si kanë votuar përveç të burgosurve atëherë mund të kemi një rezultat të favorshëm për opozitën dhe e kundërta mund të jetë rezultati në favor të maxhorancës”. Erion Veliaj deklaroi se kishte një komunikim me mesazh, dhe kjo është e dukshme dhe nuk i ka nxjerr këtë dhe nëse ai i ka vërtetë le ta bëjë publik, por ky trillim tashmë e ka bërë efektin e vetë dhe nëse Veliaj trillon, Hoxha ka të drejtë ta padisë. “Veliaj nuk është deputet dhe të mbajë përgjegjësi për ato që thotë në parlament. Më duket si beteja e Davidit me Guljathin kjo e Veliajt me Hoxhën, pastaj se si do ndikojë kjo baltë e hedhur mbi Hoxhën te komuniteti lokal atëherë kjo do parë te rezultati final, por nëse Hoxha fiton këto zgjedhje do të ishte një fitore e madhe përballë kësaj makinerie. Mosparrja pjesë e burgut në zgjedhje është në favor të Hoxhës por gjithmonë duke ruajtur të paktën atë numër votuesish që kishte në zgjedhjet e para sepse vota parablihet nuk është se vidhet në kuti, kështu që kjo është frika e madhe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy