Krahasimi me olimpiadën e Hitlerit, Rusia tallet me Britaninë (VIDEO)

Krahasimi me olimpiadën e Hitlerit, Rusia tallet me Britaninë (VIDEO)

Rusia e ka tallur Britaninë me një foto famëkeqe të ekipit të futbollit të Anglisë 1938 që bënte përshëndetje naziste - pasi Sekretari i Ministrisë së Jashtme, Boris Johnson e krahasoi Kupën e Botës 2018 me Olimpiadën e Hitlerit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov i postoi sekretarit të jashtëm këtë foto në vazhdën e përplasjeve diplomatike mbi helmimin e ish spiunit Sergei Skripal në Salisbury me një agjent nervor muajin e kaluar, raporton gazeta britanike “The Mirror”.

Imazhi shërben për t’i kujtuar sekretarit Johnson një episod të turpshëm në historinë angleze, ku lojtarët anglezë dhanë një shfaqje të turpshme para turmës së nazistëve në stadiumin olimpik të Berlinit më 14 maj 1938.

Kapiteni Eddie Hapgood dhe pjesa tjetër e ekipit ishin urdhëruar ta bënin atë nga Ministria e Jashtme nën politikën e pajtimit të kryeministrit britanik Neville Chamberlain - megjithëse Hitleri nuk ishte as i pranishëm në ndeshjen miqësore. Kjo erdhi dy muaj pasi Gjermania aneksoi Austrinë dhe hapi rrugën për marrëveshjen "Paqja në kohën tonë" të Chamberlainit me Hitlerin - gjë që çoi në pushtimin e Çekosllovakisë nga udhëheqësi nazist. Djali i të ndjerit Sir Stanley Mattheës - i cili ishte 23 vjeç kur u bë fotografia- tha se babai i tij ishte i detyruar të bënte përshëndetjen dhe do të ishte mërzitur për të. Stanley i tha gazetës: 'Asnjë nga lojtarët britanikë nuk donte të bënte atë përshëndetje”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy