Një ndër vendimet e mbledhjes së djeshme të policisë është edhe për dëmshpërblimin e banorëve të Zharrëzës. Në bzë të vendimit, brenda pesë ditësh nga miratimi i tij do të ngrihen grupet ndërinstitucionale për vlerësimin e dëmeve të banesave nga lëkundjet e shkaktuara nga kompania e naftës. Siç saktësohet në vendim, vlerësimi do të bëhet në bazë të kostos mesatare të ndërtimit, në bazë të një udhëzimi të vitit 2015 për Entin Kombëtar të Banesave.
Vendimi parashikon që brenda 30 ditës nga ngritja e grupit të hartohet lista e përfituesve të dëmshpërblimit.
V E N D I M
PËR
MARRJEN E MASAVE PËR EVIDENTIMIN DHE VLERËSIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA LËKUNDJET E TOKËS NË NJËSITË ADMINISTRATIVE ZHARRËZ, PATOS (FSHATI DUKAS), BASHKIA PATOS, DHE KUMAN, BASHKIA ROSKOVEC
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngritjen e grupeve ndërinstitucionale të punës, në vijim GNP, brenda 5 ditëve nga miratimi i këtij vendimi, për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara si pasojë e lëkundjeve të tokës në Njësinë Administrative Zharrëz, Bashkia Patos, në fshatin Dukas, Njësia Administrative Patos, Bashkia Patos, dhe në Njësinë Administrative Kuman, Bashkia Roskovec, të përbërë me përfaqësues nga:
a) Enti Kombëtar i Banesave;
b) ALUIZNI;
c) përkatësisht, bashkitë Patos dhe Roskovec.
2. Grupet ndërinstitucionale të punës drejtohen nga përfaqësues të Entit Kombëtar të Banesave, të cilët koordinojnë gjithë procesin e vlerësimit e të përpunimit elektronik të dokumentacionit.
3. Vlerësimi i dëmeve kryhet, si më poshtë vijon:
a) Për banesat e shkatërruara plotësisht, sipas kostos mesatare të ndërtimit të banesave në Qarkun Fier, miratuar me udhëzimin nr.4, datë 30.9.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2015”.
b) Për kategoritë e tjera të dëmeve në banesa, llogaritja do të bëhet sipas zërave të punimeve të ndërtimit, miratuar për Qarkun Fier, për vitin 2016, të Entit Kombëtar të Banesave.



