Pas Saimir Tahirit edhe vetë Emiljano Shullazi ka kërkuar sot në seancën gjyqësore thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha si dëshmitar në lidhje me rastin e kërcënimit të rektorit Mynyr Koni.Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Shullazit dhe i ka dërguar një fletëthirrje ish-kryeminsitrit Berisha.



