Në Sri Lanka sot u festua një Pashkë e veçantë, duke kujtuar gjithashtu përvjetorin e masakrave xhihadiste në disa kisha që morën jetën e 279 njerëzve. Kreu i kishës katolike lokale, gjatë meshës, tha se ai kishte "falur" sulmuesit vetëvrasës.
"Ne u ofrojmë dashurinë tonë armiqve që donin të na shkatërronin", tha kardinali Malcolm Ranjith gjatë meshës që u përcoll për besimtarët në TV, për shkak të epidemisë së koronavirusit. Ai shtoi se në vend që të hakmerrej, pakica katolike e Sri Lankas përqafon mesazhin e paqes së Jezu Krishtit, duke ulur kështu tensionet. Më 21 prill 2019 tri kisha dhe tri hotele luksoze u sulmuan njëkohësisht, çka rezultoi në 279 vdekje dhe 593 të plagosur. Pas sulmeve, që i atribuohen grupit xhihadist të Thowheeth Jama’ath National, janë arrestuar 135 persona.



