Një djalë 13-vjeçar në Londër ka vdekur për shkak të koronavirusit deklarojnë autoritetet vendase.
"Mjerisht, një djalë 13-vjeçar që kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 ka ndërruar jetë, dhe mendimet dhe ngushëllimet tona janë me familjen në këtë kohë", ka thënë në një deklaratë Spitali i Kolegjit “King”.
Shkaku i vdekjes është deklaruar koronavirusi dhe nuk është bërë asnjë koment i mëtejshëm.



