Shitja e gradave, ankesë zyrtare drejtuar ministrit të Brendshë(VIDEO)

Shitja e gradave, ankesë zyrtare drejtuar ministrit të Brendshë(VIDEO)

Skandali me shitjen e tezës së provimit, ende nuk ka një përgjegjës zyrtar. Vetë punonjësit e policisë I janë drejtuar ministrit Lleshaj me një sërë pyetjesh për gjetjen e përgjegjësit, ndërsa kreu I sindikatës së policisë, Sadedin Fishta kërkon që kjo cështje të zbardhet sa më parë. Sipas tij, punonjësit e policisë së shtetit po nëpërkëmben, pasi punojnë me orë pune të tjezgjatura dhe pa pagesë. 

Skandali me shitjen e tezës së provimit për gradën e nën/komisarit dhe kryekomisarit ka bërë që punonjësit e policisë t’i drejtohen organeve kompetente,  për të hetuar mbi  këtë skandal. Tema Tv ka dosponuar ankesën e letrën e një punonjësi të policisë së shtetit, i cili ka aplikuar për këtë gradë dhe që I është drejtuar Ministrit të Brendhsëm, misionit të ICITAP, PAMECA, Shërbimit të Brendshëm të Ankesave dhe Sindikatës së Policisë. Në letrën drejtuar këtyre institucioneve, punonjësi i policisë, i cili ka preferuar të mbetet anonym parashtron 8 pyetje  pyetje për ministrin Lleshaj, pasi testimi ishte parashikuar sipas Policisë së Shtetit me 100 pyetje dhe me pikë vlerësimi nga një, ndërkohë që më vonë ky testim u ndryshua me 50 pyeteje me gojë dhe po aq me shkrim. 

“I lutemi ministrit të brendshëm, ta fillojë me një ndryshim punën, duke anulluar këtë testim, duke vendosur në vend dinjitetin e  oficerit të policisë, pasi bëhet fjalë për gjakun, djersën, karrierën e qindra oficerëve profesionist në karrierë”.

Lidhur më ketë shqetësim, kreu i Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta ka kërkuar hetim për testimin për gradat në Polici, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

Kalimi në proçedurë për testimin e dytë në gradën për komisar është shkelja e hapur e ligjit dhe për këtë ja kemi kërkuar edhe ministrit që të filloj hetimin nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të filloj hetim penal për ta zbardh këtë të vërtet nëse ka prova në lidhje me shitjen e tezës. Nëse këto prova mundojnë shkelja është flagrante dhe duhet të përgjigjen personat që kanë marrë këtë inisiativ në shkelje të ligjit dhe duhet të përgjigjen, para ligjit”, deklaroi Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë

Ajo cfarë shihet problem për sindikatën e policisë, është aplikimi I 80 % të punonjësve të policisë nën moshën 45 vjec, për lotari amerikane. Kjo për kreun Fishta është shqetësuese, pasi së shpejti do të ndodhë “plakja” e policisë së shtetit.

Policia është në një udhëkryq në aspektin social do të thotë se nesër do të vijnë duke u thelluar këto mangësi ose këto mungesa. Ky 80 % bëhet fjalë për atë kadegori më active në policinë e shtetit masha 45 vjeç e poshtë që kanë nën 10 vjet në polici të gjithë synojnë të sigurojnë një punë jashtë Shqipëria me qëllim që të sigurojnë kushte normale jetese sepse të ardhurat për frymë të një familje për tre veta të një punonjësi policie  sot janë nën nivelin jetik”, tha Fishta.

Vetë kryesindikalisti i policisë, Sadedin Fishta i ka nisur një kërkesë qeverisë dhe kreut të saj Rama për kushtet dhe trajtimin e punonjësve të policisë së shtetit. Për sindikatën, punonjësit e rendit dhe sigyrisë, po punojnë në kushte të vështira pune, me orare të tejzgjatur dhe të papaguara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy