Çipi: Po luhet ndyrë në Kosovë, pres që Perëndimi ta shesë Veriun e vendit!

Çipi: Po luhet ndyrë në Kosovë, pres që Perëndimi ta shesë Veriun e vendit!

Regjisori Kastriot Çipi tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se pret lajme të këqija nga Kosova, ku sipas tij Perëndimi mund ta shesë Veriun e Kosovës.

Serbia s’të ka kthyer kufomat e 3 mijë të vrarëve! Të konsideron vend inferior. Ky është gabimi i parë i Kosovës, unë të ulem me atë që më ka vrarë, asnjëherë. Lajçak është i diplomuar në Moskë, komunist.  Këta njerëz s’e kanë ndjesinë e kombit dhe vihen më kollaj në funksion të axhendës globale.

Do vijë shumë shpejt diskutimi për Veriun e Kosovës. Se po i bëjnë presion tani Albin Kurtit. Është luajtur ndyrë dhe po luhet ndyrë. Unë pres lajme të këqija nga Kosova, pres që Perëndimi ta shesë Veriun e Kosovës”.

Ndër të tjera ai rrëfeu historinë e pazakontë të një zvicerani që ëndërronte të jetonte në Shqipërinë komuniste nga ato që dëgjonte në radio, por u shtang nga egërsia e rojeve në kufi të shtetit tonë.

Shumë intelektualë kanë qenë fillimisht komunist. Por pas Hrushovit, pasi u zbuluan krimet dhe gulagët, ndryshoi qëndrimi mbi Stalinin, vetëm Enver Hoxha mbeti stalinist. Pak veta ka pasur që e kanë ëndërruar Shqipërinë nga jashtë. Kam takuar një zviceran. Më tha se kam qenë deri në kufi në Shqipëri. Kishte krijuar simpati për Enver Hoxhën, nga ato që dëgjonte në radio. Dhe u binda tha që duhet të jetoja në Shqipëri. Erdha deri në Qafë Thanë dhe doja të futesha në Shqipëri. Nuk e harroj egërsinë thatë rojeve të kufirit, që më drejtuan automatikët, dhe s’po e kuptoja pse po më ndalonin në vendin që e kisha adhuruar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy