Shtyhet seanca për Fatmir Mediun/ Ekspertët: Nuk jemi në gjendje të përgjigjemi për aktet e ekspertimit të 16 viteve më parë (VIDEO)

Shtyhet seanca për Fatmir Mediun/ Ekspertët: Nuk jemi në gjendje të përgjigjemi për aktet e ekspertimit të 16 viteve më parë (VIDEO)

Është shtyrë për në datën 16 qershor 2024 seanca gjyqësore për Fatmir Mediun.

Gazetari Arsen Rusta përsmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Teksa gjykata kishte ftuar me kërkesë të mbrojtjes dhe me dakordësinë e  Prokurorisë ekspertët e aktit të ekspertimit tekniko-financiar të bërë thuajse dy dekada më parë është pamundësuar zhvillimi i seancës gjyqësore.

Ka qenë mungesa e prokurorëve, dy hetuesve Arben Kraja dhe Klodian Braho për të cilët është shtyrë seanca pasi ishin në pamundësi fizike për të qenë të pranishëm.

Nga ana tjetër, Mediu dhe mbrojtja kanë qenë të pranishëm dhe kanë kërkuar të merret deklarimi i ekspertëve të cilët kanë bërë këtë akt ekspertimi tekniko-financiar.

Por çfarë ka ndodhur?

Ekspertët të cilën kanë mbërritur në gjykatë kanë ardhur dhe kanë thënë "ne nuk mbajmë mend se çfarë kemi bërë 16 vite më parë. Çfarë kemi bërë e kemi deklaruar në prokurori. Duhet të merreni prokurorin Sokol Stojani të cilit ne i jemi përjigjur 16 vite më parë dhe duhet të jetë ai që të mbrojë këtë akt ekspertimi dhe mos detyroni të themi gjëra për ta cilat nuk jemi të aftë sot të përgjigjemi”.

 

“Kemi qenë të atashuar në prokurori për shkak të detyrës që kemi pasur, por nuk kemi qenë të licencuar. Nuk mbajmë mend çfarë kemi bërë përpara 16 vitesh. Atë që kemi pasur për të thënë e kemi bërë përpara 16 vitesh përballë prokurorit Sokol Stojani. Si mund të përgjigjemi ne sot kur kanë kaluar 16 vite. Unë nuk jam ekspert, të vijë prokurori Stojani në gjyq me të cilin kemi folur në atë kohë”, tha një nga ekspertët në gjykatë.

Një tjetër ekspert mbajti të njëjtin qëndrim: Jemi mbi 70 vjeç, çfarë mund të dëshmojmë për diçka kur ka kaluar kaq kohë. Sa akte kemi bërë ne si mund të pretendohet të mbajmë mend të gjitha.

Gjyqtarja Irena Gjoka iu tha dëshmitarëve se jeni të detyruar të japin shpjegime para gjykatës për një akt që e keni bërë ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy