Gjashtë minatorë të bllokuar në një gurore nga tërmeti i fuqishëm që goditi një ditë më parë Tajvanin u liruan të enjten nga ekipet e shpëtimit që janë ende në kërkim të dhjetëra njerëzve të bllokuar në një zonë malore të ishullit, tha agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive.
Nëntë njerëz humbën jetën dhe 1,050 të tjerë u plagosën, sipas një raporti të ri nga autoritetet, në një tërmet me magnitudë 7.4 të mërkurën, më I fuqishmi që goditi ishullin 25 vjet.
Ekipet e shpëtimit gjetën dhjetëra persona të tjerë të bllokuar në një rrjet tunelesh të ndërtuara në zonën malore.
Autoritetet janë në kontakt me 101 persona të bllokuar në këto tunele apo zona të izoluara, por nuk mund të komunikojnë me 46 persona të tjerë, të cilët megjithatë i konsiderojnë të sigurt.



