Ekuadori nis hetim për vrasjen e katër breshkave në Galapagos

Ekuadori nis hetim për vrasjen e katër breshkave në Galapagos

Ekuadori ka nisur një hetim për vrasjen e katër breshkave gjigante në Galapagos, të cilat dyshohet se janë gjuajtur dhe ngrënë. Mbetjet e tyre u gjetën në një park kombëtar në Isabela, ishulli më i madh në arkipelagun ekuadorian.

Vrasja e këtyre specieve të rrezikuara është e ndaluar që nga viti 1933, por gati njëzet janë gjuajtur në dy vitet e fundit. Sipas ligjeve aktuale ata që vrasin këto specie tani përballen me tre vjet burg.

Në shtator 2021, në Isabela, rojet e parkut gjetën mbetjet e 15 breshkave gjigante nga Sierra Negra. Dëshmitë e mbledhura në atë kohë tregonin se ato ishin vrarë për përdorim ushqimor.

Zbulimi i fundit i mbetjeve ka rizgjuar frikën se praktika do të vazhdojë pavarësisht ndalimit total. Ekspertët do të kryejnë një autopsi mbi mbetjet dhe një njësi e krimeve mjedisore po mbledh dëshmitë e agjentëve të parkut kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy