
Kryeredaktori i lajmeve në MCN TV, Leonard Mitro ka komentuar lidhur me çështjen e inceneratorëve për të cilën u shpreh se drejtësia ka nisur të veprojë dhe se tani jemi duke folur me përgjegjësi dhe emra konkretë.
Ai tha ndër të tjera se ajo që shohim me komisionin hetimor është se po kërkohet ti jepet një rol PD në këtë betejë, kjo sipas tij si pjesë e paketës që u arrit me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane.
Mitro tha dhe se kryeministri Rama është i përlyer në këtë aferë korruptive njësoj si të gjithë vartësit e tij sepse siç ai theksoi nuk beson se do kalonte një VKM pa firmën dhe dijeninë e tij.
Intervista
1. Z. Mitro duket se Komisioni Parlamentar Hetimor për Inceneratorët po ngjan ndryshe nga komisionet e tjera, me dëshmitarë të thirrur dhe një lloj këmbënguljeje për të zbardhur diçka realisht? Si mendoni do të kemi një raport që do të plotësojë hetimet apo thellojë ato nga SPAK apo Prokuroria?
Është e dukshme që inceneartorët kanë marrë vëmendje të shtuar 2 javët e fundit për të zgjatur afatin e komisionit të vetingut. Shohim që drejtësia ka nisur të veprojë por ajo që ka ndodh me SPAK ka të bëjë vetëm me padinë që ka depozituar aty LSI dhe në rastin e zotit Koka dhe në atë të Subashit. Flasim me përgjegjësi konkrete dhe emra konkretë. Është lajm i mirë që zyrtarë të lartë po japim shpjegime për këtë aferë e cila nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë skeme është zbatuar dhe miliona euro kanë lëvizur në duart anonime.
Ajo që mund të themi është se kanë pritur momentin për ta deleguar për te drejtësia e re. Ajo që shohim me komisionin hetimor po kërkohet ti jepet një rol PD në këtë betejë dhe jam i bindur se ai rol që kërkohet ti jepet në hetimin e çështjes së inceneratorëve është pjesë e paketës që u arrit me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane. Zgjatja e afateve të vetingut lufta ndaj korrupsion nënkupton se duhet të vazhdonte hetimi për inceneratorët. Në një kontekst më të gjerë politik PD mund të mos përfitojë nga zgjedhjet lokale në 6 mars por ka një rrugë për një fitore politike siç është ajo e inceneratorëve. Komisioni hetimor të lë dyshime nëse vërtet ka vullnet maxhoranca për ti shkuar deri në fund këtij hetimi.
2. Kryeministri po mbrohet duke thënë se përgjegjësia është personale, se është punuar pas shpine dhe se në fund të fundit, impiantet janë ndërtuar. Sa e besueshme është një mbrojtje e tillë sipas Jush?
Nqs kryeministri i lejon vetes të bëj rolin e budallait, trama është e gjitha e jona dhe dua të them se abuzimet e mëdha me fondet publike nuk mund të kryhen në asnjë rrethanë pa dijeninë e kryeministrit aq më tepër kur vendimet e VKM nuk kalojnë pa firmën e tij. Nuk besoj te morali që duart e mia janë të pastra dhe ata përreth meje kanë zhytur duart në xhepat e fondeve. Moralisht ai është i përlyer si të gjithë vartësit dhe funksionarët publikë që janë arkitekt të këtij zullumi të madh nuk besoj se ka njeri që mund të pranojë procedura të tilla shuma të tilla, të mund të lëvizin lirisht.
4. Nga ana tjetër kemi një president që amnistrohet nga Gjykata Kushtetuese dhe ngjan se topi I korrupsionit dhe fajit ka kaluar të mazhoranca. Kujtoj se vendimi I Gjykatës u publikua në orët e vona të mbrëmjes. Drejtësi apo koniunkturë, Pazar siç jemi mësuar të themi?
Besoj se maxhoranca e majtë është në rolin e vet, gjithmonë pretendon se është në anën e duhur të historisë, por më bëri përshtypje deklarata e Ballës kur tha se fituam një drejtësi të pavarur por jo të drejtë. Maxhoranca edhe humbjet i lexon si fitore dhe në fund gjithë filozofinë e saj e përmbledh në atë që e quan gjyqi popullor. Nëse Meta është demoni i gjithë tranzicionit atëherë se di sa mund të flasim për drejtësi të re. Nëse ky perceptim duhet ti përcillet dhe ndërkombëtarëve dhe nëse do ketë një diskutim të tillë, kostot duhet ti mbajnë ata që e votuan dhe duartrokitën Ilir Metën. Diskutimi duhet të jetë nëse kemi një qeveri të mirë apo të keqe dhe opozitë të mirë apo të keqe sepse ajo që flitet është një pazar mes qeverisë dhe opozitës. E majta por në përgjithësi i gjithë spektri politik ka një sëmundje duke thënë se çmë duhet mua, por pse tani e zbuloi Rama dhe socialistët se kush është Ilir Meta, nuk e njohën më parë kur e vendosën president.



