“McGonigal”/ Milo: Çështje që kërkon sqarim nga Rama. Shumica e politikanëve shqiptarë janë përpjekur të garantojnë favore

“McGonigal”/ Milo: Çështje që kërkon sqarim nga Rama. Shumica e politikanëve shqiptarë janë përpjekur të garantojnë favore

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI McGonigal dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Sipas Milos ka një shqetësim të madh në SHBA, më së pari për çështjen e oligarkut rus, dhe më pak për çështjen shqiptare. Milo tha se duhet të priten provat për të gjykuar rolin e Ramës në këtë çështje. Megjithatë ai vuri në dukje se shpesh politikanët shqiptarë të nivelit më të lartë kanë keqshfrytëzuar angazhimin e SHBA-ve në Shqipëri, dhe kanë bërë përpjekje të lidhen me qarqe sa më të forta për të garantuar favore në vendin e tyre.

Është një çështje që kërkon të paktën një sqarim nga kryeministri. Përpara se të bëjmë gjykime shteruese, apo të japim verdikte, duhen gjykuar faktet, duhen parë si do përfundojnë hetimet. Besoj se deri në 24 shkurt, ka kohë akoma për të parë se çfarë faktesh të reja do dalin. Atëherë do ketë një konkluzion më të saktë për të treguar me gisht personat e implikuar. Mendoj që do ketë mundësi të hidhet dritë tjetër. Është krijuar një shqetësim i madh në SHBA, opinioni publik e ka nxjerrë në rendin e parë çështjen. Deri sot s’kishte ndodhur që drejtuesit kryesor të FBI të dilnin në deklarata siç dolën. Çështja kryesore është nëse ky person ka qenë i lidhur me shërbimet sekrete ruse, nëse ka vepruar për interesat e tyre në SHBA. Kjo është çështja kryesore që shqetëson ata. S’besoj se kanë ndonjë shqetësim të madh për çështjen shqiptare. Është një çështje korrupsioni, çështje parash, dhe nëse ka fakte ata që kanë përgjegjësi të marrin dënimin e merituar.

Përgjegjësia ligjore i takon McGonigal. Kryeministri i Shqipërisë se ka për detyrë funksionale të raportojë që ka takuar X, Y, Z. Ndërsa, diferenca është që McGonigal e ka për detyrë që të raportojë. Është ai që duhet të mbajë përgjegjësi dhe jo kryeministri shqiptar që ka takuar një të huaj pa e ditur se kush është. Nëse do të ketë fakte dhe të dhëna që implikojnë drejtpërsërdrejti në një aferë korruptive këtë lidhje, atëherë po, duhet qëndruar sepse ndryshon objekti i hetimit. Mund të shkohet në një çështje që implikon autoritetet shqiptare në një lidhje korruptive, ose favorizuese, ose angazhuese. Shumica e politikanëve shqiptarë, në nivele të larta, e kanë keqshfrytëzuar shpesh herë angazhimin e SHBA-ve në Shqipëri, edhe një vizitë, edhe një fotografi, dhe kanë bërë përpjekje të lidhen me qarqe sa më të forta për të garantuar favore në Shqipëri. Këtë e kanë bërë të gjithë pa përjashtim. Kush e ka bërë më shumë, kush më pak, kjo mbetet për t’u parë. Ende s’kemi në fokus që të jetë i angazhuar direkt në lidhje të hapura, ose që mund të ketë bërë mëkate në lidhje me SHBA-të. Një gjë është e sigurt që në dosjet amerikane ka shumë materiale për politikanët shqiptarë të niveleve të larta. Nëse kanë shkelur në dërrasë të kalbur, ose kanë ngrënë një lugë çorbë të prishur, do të vijë koha që do të dalë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy