
Gazetari Neritan Sejamini tha se media shqiptare është e etur që ta zvarrisë ngjarjen e Librazhdit dhe e vetmja gjë profesionale në këtë pjesë është kush nga gazetarët apo mediat e merrte i pari në pyetje gruan .
Në mes të Tiranës ke flamurtarë që financohen me miliona euro dhe nuk flasin asnjë fjalë. Nuk reagon asnjë. Si nuk i tha asnjë medias mos publikoni më, as Avokati i Popullit nuk tha asgjë. Është marrë vjehrra në pyetje, është marrë gruaja në pyetje. Është një torturë që i bëhet një njeriu. Media është e etur që këtë ngjarje ta zvarrisë, e vetmja gjë profesionale kush e merr i parë në pyetje. Këtu nuk ka ngjarje. Çfarë interesi publik ka, çfarë ka ndodhur atje që ka impresionuar shqiptarët. Qenka lajm që vjehrri dhe vjehrra kanë reaguar se kanë kapur nusen më të dashurin në krevat.
Sejamini tha se elita jonë është më e prapambetur se popullit. Ai shtoi se shoqëria shqiptare është në presion të vazhdueshëm të vulgaritetit, banalitetit dhe dhunës.
Elita jonë është më e prapambetur se populli.
Elita jonë shahet në mënyrë vulgare. Në fund të ditës ka më shumë përgjegjësi elitat se njerëzit. I gjithë informacioni është banal. Njerëzit e thjeshtë emitojnë. Elitat tona nuk prodhojnë asgjë. Po të analizosh se çfarë i ofrohet njerëzve është skandaloze. Shoqëria është në presion të vazhueshëm të vulgaritet, banaliteti dhe të dhunës.



