4 makina janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Urës së Milotit.
Burime për MCN Tv bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Po ashtu kujtojmë se disa orë më parë 6 automjete u përfshinë në një aksident në lagjen “15 Tetori” në Fier.



