
Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj, ka qenë sot në krah të kryeminstrit Rama në aksionin e pastrimit që nisi nga Pylli i Sodës. Në një lidhje Skype me MCN TV, Mamaj tha se plani për pastrimin e qarkut do të shtrihet në katër javë. Afati i përfundimit të këtij aksioni, sipas Mamajt, është data 27 nëntor. Ai shmangu çdo koment për përplasjen mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të Vlorës, por tha se zona është ndotur nën hijen e bashkisë.
Ajo që shpallëm sot nga Vlora, është se i gjithë qarku i Vlorës ka problematikë pastrimin. Zonat më problematike është zona e pyllit të Sodës. Ajo që vlen të theksohet, është për duart kriminale që ndosin ambientin nën hijen e autoriteteve lokale, duan sanksione që t’iu thuhet ndal. Vetë kryeministri e tha sot se janë përgjegjëse të gjithë autoritetet për mjedisin.
Ne kemi hartuar një plan të hollsishëm masash. Pas kësaj situate pastrimi do të jemi të gjithë në këmbë, për të vendosur ligjin. Zgjidhje të tjera ka plot. Kemi një muaj për pastrimin, jo vetëm për ambientet publike por edhe për zonat turistike. Bashkitë të shikojnë fondet për pastrimin. Kryeministri tha se do të ndihmohen ato bashki që punojnë për mjedisin.
Tani jemi në javën e dytë për pastrimin. Nesër do jemi edhe në pyllin e Sodës. Edhe në zonën e Selenicës ka filluar pastrimi gjithashtu. Në vazhdim do jemi koherentë për të dhënë më të mirën në pastrimim e çdo territori. Në afatin që kemi vendosur për të përfunduar është java e katërt.
Afati që ne kemi vendosur është 22-27 nëntor, ku ne mendojmë që në bazë të të gjitha planizimeve dhe me atë rezultat unë them që me 14 970 forca njerëzore dhe mjete të vendosura nga institucionet e bashkitë, shpresojmë që data 27 të na gjejë me një gjendje tejet të përmirësuar. Shpresoj që moti të na përkrahë për të përballuar të gjithë këtë ngarkesë në bazë të planit të masave që kemi hartuar.



