Turistja angleze habitet me Ramën që ecën në këmbë drejt Presidencës: Më falni po kush është ky djalë? (VIDEO)

Turistja angleze habitet me Ramën që ecën në këmbë drejt Presidencës: Më falni po kush është ky djalë? (VIDEO)

Është ndjekur me mjaft interes momenti kur kreu i qeverisë Edi Rama doli nga zyra e tij në Kryeminstri dhe u drejtua për te Presidenca.

Por ajo që ra në sy dhe ngjalli kureshtje te qytetarët e shumtë ishte fakti se numri një i qeverisë zgjodhi të eci në këmbë për në takimin e tij me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Teksa kryeministri ecte, i pashoqëruar nga asnjë zyrtar tjetër i qeverisë, të shumtë ishin qytetarët që e shoqëronin, e ndalonin dhe i kërkonin foto numrit një të qeverisë.

Mes turmës është gjendur rastësisht edhe një grup turistësh të huaj dhe mes tyre, një shtetase angleze, e habitur me çfarë po ndodhte, pyet: “Më falni po kush është ky djali?”

“Është kryeministri”, i përgjigjet një qytetar shqiptar, duke iu drejtuar kryeministrit për fotografi.

Për më shumë ndiqni videon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy