OBSH: Europianët të evitojnë kontaktet gjatë festave

OBSH: Europianët të evitojnë kontaktet gjatë festave

Europa është cilësuar si një ndër rajonet më të prekura nga Covid-19 dhe vijon të prodhojë ende shifra të larta përsa i përket rasteve të reja pozitive dhe vikimave.  

Nisur nga shifrat e larta OBSH i ka bërë thirrje të gjithë europianëve të mbajnë distancën sociale dhe të kufizojnë kontaktet përgjatë festave të fundvitit. 

Edhe pse të vetëdijshëm se këto masa ndikojnë në shëndetin mendor, kreu i zyrës Europiane të OBSH, Hans Kluge ,ka deklaruar  se pandemia ka shkaktuar më shumë se 500 000 vdekje të lidhura me virusin dhe 23 milionë infeksione në rajon.

Pandemia shkatërroi gjithashtu jetesën dhe pati ndikime të tjera negative.

 

“Nga ankthet që lidhen me transmetimin e virusit, ndikimin psikologjik të bllokadave dhe vetë-izolimin tek efektet e papunësisë, shqetësimet financiare dhe përjashtimi social, ndikimi i shëndetit mendor të pandemisë do të jetë afatgjatë dhe i gjerë”, theksoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy