Zbardhet vrasja e 81-vjeçares në Durrës, në pranga nipi

Zbardhet vrasja e 81-vjeçares në Durrës, në pranga nipi

Një ditë pasi një 81-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, policia e Durrësit ka vënë në pranga nipin 21-vjeçar, me dyshimin për vrasje.

Sipas policisë, dyshohet se Floresha Shkurti është vrarë nga Redmon Gruda, 21 vjeç, i cili jetonte bashkë me të. Mendohet se i riu e ka goditur me thikë disa herë në kokë gruan e moshuar.

Një ditë më parë, Floresha Shkurti u gjet e pajetë nga fqinjët në banesën e saj, në lagjen nr 16. Në kokën e viktimës u konstatuan plagë të rënda, çka bëri që policia të ngrinte menjëherë dyshimet për vrasje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy