Gazetarja e MCN TV Anduena Llabani deklaroi se ndaj Saimir Tahirit mendohet se ka prova të reja nga ndërkombëtarët, që mund ta veshin ish-ministrin e Brendshëm me akuza të reja. Llabani deklaroi në MCN Live se nëse rihapet çështja e Tahirit nga Gjykata e Lartë do vihen nën hetim dhe nën konfiskim pasuritë e tij. Po ashtu Llabani u shpreh se Tahiri është në rrethin e kuq të ndërkombëtarëve dhe mund të hetohet edhe për përdorimin e pajisjeve përgjuese.
Ka qenë SPAK që mbeti e pakënaqur nga vendimi i gjykatës, për shkak se Tahirin e patëm të dënuar për shpërdorim detyre, një akuzë që e ka lehtësuar pozitën e tij ligjore. Rekursi ka të bëjë me faktin që Tahiri duhet të dënohet për trafik droge. Kërkohet dënimi përfundimisht i Tahirit me 12 vite burgim. Në dënimin e GJKKO është nënvizuar që Tahiri kishte lidhje me Habilajt. Sipas Prokurorisë është provuar që Tahiri kishte lehtësuar veprimet e grupit kriminal. Sipas gjykatës Tahiri ka përfituar nga Habilajt duke dëmtuar interesat e shtetit. Por tani Tahiri po vuan dënimin për shpërdorim detyre, dhe jo përfitim asetesh. Në shkallën e dytë nuk pamë asnjë provë shtesë. Nëse do kemi proces të rihapur, do flasim për proces të ri penal. Nëse Gjykata e Lartë pranon se akuzat qëndrojnë do kemi proces të ri penal. Kjo ka qenë një manovër, apo argument i përfolur edhe më parë”.
Mendohet që ndaj tij ka edhe prova të tjera, që janë paraqitur në procesin penal edhe nga ndërkombëtarët, duke e veshur Tahirin me akuza të reja, përveç dosjes së ardhur nga Italia. Z. Tahiri nëse është sot i dënuar është edhe për shkak të egos për të qenë politikë. Ai ishte dënuar me shërbim prove dhe mund të kalonte një dënim shumë më të lehtë. Trupi diplomatik amerikan dhe kryeministri janë në sinkron. Trupi diplomatik amerikan u shpreh i zhgënjyer nga vendimi sepse ata donin që Tahiri të ishte dënuar. Nëse do kemi rihapje të çështjes do kemi zbatimin e ligjit anti-mafia që do marrë nën hetim dhe nën konfiskim pasuritë e Tahirit ndër vite. Ndaj Tahirit ka gjasa të nisë një tjetër proces hetimor për pajisjet përgjuese. Është në rrethin e kuq të ndërkombëtarëve”.



