
Ditën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku palët mbrojtëse do të paraqesin dëshmitarët e tyre.
Përpara procesit, më shumë se 5 mijë qytetarë protestuan në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i ftuar në emisionin "MCN Live", e cilësoi këtë protestë si një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar.
Protesta ishte një apel për ndërgjegjen kombëtare dhe një alarm politik për klasën politike të Kosovës, pasi procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën më kritike, atë të dëshmive të mbrojtjes.
Tani do të bie barra e provës dhe se dëshmitë që do të paraqiten do të sfidojnë pretendimet e prokurorisë.
Hiseni konsideron se teksa sot nisin dëshmitë e mbrojtjes, procesi gjyqësor dhe dëshmitë e stisura deri tani, do të dëshmojnë një ‘njollë’ të errët të drejtësisë ndërkombëtare.
Ne luftuam kundër regjimit serb, dhe si mund të akuzohet dikush që ka nisur një luftë çlirimtare, ndërsa viktima ka qenë pushtuesi? Kjo është e palogjikshme.
Si mund të na quajnë ne agresorë? A mund të na sjellin dëshmitë nga Franca, Holanda, si të jemi ne viktima? Kjo është krejtësisht e pabazë.
Sipas tij, trupa mbrojtëse ka mjaftueshëm argumente dhe hapësirë për të demantuar akuzat e ngritura nga prokuroria.
Këto Dhomat e Gjyqit në Hagë mund të shuhen si një "njollë e errët" e drejtësisë ndërkombëtare, e cila po zhvillon një luftë të padrejtë për të ngritur akuzat kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



