“Barrierë për t’u kapërcyer mungesa e besimit”, Dhembo flet mbi udhëzuesin që synon pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje (VIDEO)

“Barrierë për t’u kapërcyer mungesa e besimit”, Dhembo flet mbi udhëzuesin që synon pjesëmarrje qytetare në vendimmarrje (VIDEO)

Elona Dhembo, eksperte e IDM, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi një udhëzues të prezantuar me qëllim që të përdoret nga Kuvendi për të mundësuar  një pjesëmarrje më të madhe te qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Dhembo theksoi se problematika kryesore për t’u kapërcyer lidhet me mungesën e besimit të ndërsjellë mes palëve. Ajo përmendi si shembull konkret të ndikimit qytetar në vendimmarrje, dëgjesën për turizmin rural dhe malor. 

Sot sapo mbyllëm një forum lidhur me forcimin e demokracisë pjesëmarrëse. Produkti që unë prezantova është një udhëzues që do të përdoret nga Kuvendi për të mundësuar një pjesëmarrje më të madhe te qytetarëve dhe një angazhim të qytetarëve në proceset vendimmarrëse të Kuvendit.

Gjetjet e studimeve të mëparshme që IDM ka realizuar, tregojnë se problematika kryesore lidhet me mungesën e besimit të ndërsjellë mes palëve, për t’u angazhuar në një proces të rëndësishëm ku ka një vullnet të qartë dhe të sinqertë për të mundësuar angazhimin, dhe për ta cuar imputin e angazhimit drejt qëllimit final. Kjo është barriera më e madhe për t’u kapërcyer.  

Udhëzuesi që ndamë sot me audiencën dhe palët e interesuara, do t’i shërbejë institucionit për ta lehtësuar punën përfshirjes së qytetarëve dhe ofrohen një sërë mekanizmash që e mundësojnë këtë. Nënvizohet rëndësia e mbylljes se ciklit, të merret një feedback institucional lidhur me angazhimin dhe pjesëmarrjen.

Të sigurohet që ka finalizim të procesit, feedback, monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm. Nëse mekanizmat janë funksionalë do inkurajojnë pjesëmarrjen.  

E pyetur a keni një shembull konkret ku një panel qytetarësh të ketë ndikuar drejtpërdrejt në një vendim politik, Dhembo tha:

Vitin e shkuar analizuam panelet qytetare, që është një praktikë e mirë që Parlamente në vende të tjera, kemi marrë shembullin e Skocisë, aplikojnë për të angazhuar qytetarët dhe për të marrë mendimin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nga dëgjesa që u bë për tematikën e turizmit rural dhe malor nisën disa nisma specifike për të kontribuar në procesin vendimmarrës”.

E pyetur mbi rolin që mund të luajnë deputetët për ta bërë mekanizmin efektiv, ajo u shpreh:

Deputetët kanë një rol thelbësor, pasi mund ta manifestojnë në mënyrën më të qartë dhe të dukshme vullnetin për të qenë gjithëpërfshirës. Një nga kriteret e rëndësishme është qasja dhe aksesi për të gjitha shtresat. Kërkohet një angazhim dhe vullnet për të përdorur instrumente sa më praktikë.

Deputetët mund t’i referohen udhëzuesit, që praktikat t’i bëjnë më gjithëpërfshirës, më pranë shtresave me backround dhe shtresa të ndryshme. Të gjithë aktorët kanë përgjegjësinë dhe rolin e tyre. Shoqëria civile ka luajtur rolin e urës lidhëse mes qytetarit dhe institucioneve, dhe sigurisht do vazhdojë ta luajë këtë rol dhe ta përforcojë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy