
Për herë të parë një prokuror i arrestuar nga SPAK do të dal në Vetting.
Në datën 1 shtator shorti ka përcaktuar prokurorin e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Sali Hasa, i cili është arrestuar për korrupsion, të dal para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Prokurori Hasa u arrestua nga SPAK pasi pushonte çështjet penale kundrejt pagesave.
Më 19 qershor ai u arrestua pas një hetimi të nisur në shkurt 2020 për trafik kanabis që zbuloi një grup kriminal, i cili jo vetëm trafikonte drogë, por trukonte ndeshje dhe korruptonte zyrtarë publik.



