SkyEcc vazhdon të mbetet Kutia e Pandorës ku agjencitë e zbatimit të ligjit hera herës zbulojnë aktivitetin e padukshëm të krimit e po aq edhe të lidhjeve të tij me biznesin, politikën dhe median.
Edhe pse të konsideruara sekrete hetimore s’kanë munguar gjysmë pasazhe, pasazhe të plota apo dosje me përmbajtje të komunikimeve sekrete të dala në publik. Pak ditë më parë, një listë me të tilla komunikime “Mbreti Zog” pseudonim pasi ai realisht ka ndërruar jetë dhe nuk ekziston më, ja ka nisur edhe kreut të grupit parlamentar demokrat z.Gazment Bardhi.
E teksa Bardhi ka marrë këtë përmbajtje në celularin e tij dhe në aplikacionin SIGNAL ka trokitur në SPAK pasi e cilëson shantazh dhe kërkon të hetohet dërguesi.
Ajo që e bën të mistershme këtë situatë është se dy personazhet që komunikojnë mes tyre dhe përmendin Gazment Bardhin, janë Ervis Martinaj tashmë i zhdukur dhe me dy masa sigurie arrest me burg. Si dhe ish efektivi policisë Erigers Mihali i ekzekutuar në Tiranë, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Ekzekutim të cilin Drejtësia ja faturon të dyshuarit Leonard Duka.
24/02/2021 22:04:09 NPBL54 Nga je
24/02/2021 22:05:03 T1812F Në shtëpi
24/02/2021 22:05:15 NPBLS4 Shkon dot deri te zyra te marrësh 100 mijë euro
24/02/2021 22:05:19 NPSLS4 Ti çoje deri te .... t’ja jepje Gaz Bardhit
24/02/2021 22:05:30 TI8QF Po tani
24/02/2021 22:05:34 NPBLS4 0672050911 nri Gazit
24/02/2021 22.05.37 NPSL54 Bani tel ne Signal kur te jesh aty qe te ulet t’i marri
Përmbajtjen e këtyre dokumenteve Bardhi ja atribuon deklarimeve të tij në Parlament më 12 shtator
Ndërsa zyrtarisht nga Kreu i SPAK dhe Ambasadat e Akredituara në Tiranë të cilëve ja u ka dërguar këto të dhëna Bardhi thotë: “Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme, vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku gjatë një interpelance me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, unë në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë e përballa atë me disa të dhëna të platformës SKY/ECC që janë bërë publike, si dhe e paralajmërova se shumë shpejt do ta përballë me të dhëna të tjera të të njëjtës natyrë, që provojnë lidhjet mes funksionarëve të lartë publikë dhe krimit të organizuar, gjithmonë pa cenuar dhe duke respektuar rregullat për ruajtjen e sekretit hetimor”.



