Rusia nuk dëshiron një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijës aktuale të frontit në Ukrainë për të diskutuar kushtet e paqes më vonë.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, cituar nga agjencia Ria Novosti.
Moska do të pushojë armiqësitë kur të arrihen marrëveshje të pranueshme për të dyja palët, shtoi ai.
“Takimi i javës së kaluar në Riad dha shpresë për një dialog normal me Shtetet e Bashkuara dhe kontaktet do të vazhdojnë”, tha Lavrov në një konferencë mediat në Ankara pas bisedimeve me homologun e tij turk, Hakan Fidan.
Ukraina nuk duhet të jetë pjesë e NATO-s, kjo është e padiskutueshme. Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë qartë se hyrja e Ukrainës në NATO do të ishte një gabim.
Për Ukrainën ne mbajmë qëndrimin tonë, nuk e kemi ndryshuar qëndrimin tonë. Të gjitha palët duhet të tregojnë qëndrime realiste.
Sipas Lavrov, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndryshon qëndrimin e tij gjatë gjithë kohës.



