Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj, e sheh negativisht uljen e sipërfaqeve me të mbjella nga fermerët dhe kërkon ndërhyrjen që tokat të mos mbeten djerrë.
Nga studio e MCN Live, ai ngriti shqetësim se nëse toka mbetet pa u punuar për disa vite ajo humbet vlerat e saj si rezultat i erozionit dhe kërkon më shumë investime për ujitje, kullim dhe mbrojtje.
Rrapaj shtoi ndër të tjera se 30% e prodhimit, humbet nga që nuk vilet në kohë dhe këtu ngriti si shqetësim produktin e ullirit.
Një grup fermerësh punojnë për tregun dhe eksportin, blen sipërfaqe toke, megjithëse tregu nuk është shumë i konsoliduar, shton sipërfaqen për eksport.
Tregu i eksportit po vjen duke u rritur si rezultat i modernizimit të prodhimit bujqësor dh rritjen e sipërfaqes së serave dhe hapjen e vendit tonë me vendet e BE.
Kërkesa për produktet shqiptare nga eksportuesit është më e madhe nga ajo që kemi. Lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme ka bërë që të kërkohen tregje të reja.
Ka rëndësi që dhe standardet dhe produktet tona po vjen duke u konsoliduar. Kjo cilësi vihet re në disa produkte, sidomos te perimet dhe vaji i ullirit.
Ne jemi vendi me tokë për frymë më të ulëtin në Europë, kjo ndikon negativisht, se punimi i tokës dhe prodhimet që dalin prej saj, ka të bëjë me sigurinë kombëtare.
Siç ndodhi me grurin kur nisi lufta Rusi-Ukrainë. Nëse toka mbetet pa u punuar disa vite ajo humbet vlerat e saj si rezultat i erozionit, kërkon më shumë investime për ujitje, kullim dhe mbrojtje.
Elementi i tretë ka të bëjë me koston, nëse një tokë të re do e kthejmë në proces, kostoja është shumë e madhe për të hyrë në treg.
Edhe insektet që dëmtojnë të mbjellat, kryesisht habitatin e kanë në tokën djerrë, edhe barërat e këqija. Por për fat të mirë për klimën dhe tokën që kemi jemi të bekuar.
Këta njerëz duhet të ndihmohen, me politika, me kooperimin e tyre.
Ka disa forma bashkëpunimi, nuk janë vetëm kooperativa, por ka mënyra të tjera ligjore që mund të mbështesim këta 354 mijë fermerë që janë regjistruar.
Nëse ne investojmë në procesin e kooperimit ne bëjmë një punë të mirë për këta njerëz që kanë prodhim, por nuk kanë mundësi t’i vjelin dhe përpunojnë.
Tregu ka nevojë për mekanizim, nuk mund të vjelin ullinjtë të moshuarit. Mund të krijohen grupime me mekanizma që i shërbejnë vjeljes, punimit të tokës dhe sektorit të bujqësisë në zonat rurale.
Mund të krijojmë një lloj grupimi që produktet tona që i prodhon natyra dhe i lëmë të bien në tokë, ti kthejmë në eksport.
Nga një sondazh që kemi bërë 30% e prodhimit, humbet nga që nuk vilet në kohë. Këtu kemi rezervë shumë të madhe.
Në këtë shifër hyn dhe ulliri, pasi ulliri është një bimë me 16 kultivar që nuk piqen njëlloj dhe 40% e kultivarëve janë kalinjot, i cili vilet njëkohësisht dhe ndodh ky fenomen.
Ky fenomen është më i përhapur, në momentin që ka prodhimtari. Ndaj është e domosdoshme që të mekanizojmë procesin.
Në bazë të cilësisë së vajit është edhe çmimi. Cilësia është shëndet në radhë të parë, por edhe para në radhë të dytë.



