I dërguari i Presidentit rus Vladimir Putin , Kirill Dmitriev, bëri me dije se zhvilloi një takim produktiv të mërkurën në Florida me negociatorët amerikanë, përfshirë Steve Witkoff, të dërguarin special të Donald Trump . Këto ishin bisedimet e para midis rusëve dhe amerikanëve që nga fillimi i Luftës Iran-Irak.
“Faleminderit Steve, Jared dhe Josh për një takim produktiv”, shkroi Dmitriev në një mesazh të postuar në X, duke iu referuar të dërguarit special të Donald Trump, dhëndrit të presidentit Jared Kushner dhe këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Josh Gruenbaum.
Takimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë se po hiqnin disa sanksione ndaj naftës ruse, të vendosura për shkak të ofensivës së Rusisë në Ukrainë në vitin 2022, me qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve mes luftës në Lindjen e Mesme.



