Mërtiri: Nuk janë shumica ata që mbështesin lëvizjen e Berishës për interes personal

Mërtiri: Nuk janë shumica ata që mbështesin lëvizjen e Berishës për interes personal

Sociologu Ergys Mërtiri e sheh të motivuar thjesht nga interesa personale lëvizjen që Sali Berisha ka nisur në bazën e PD-se. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Mërtiri tha se Berisha nuk pranon ta nxjerrin nga politika dhe në betejën e tij nuk mbështetet nga shumica e demokratëve.  

Është një lëvizje e zotit Berisha, që nuk pranon dot ta nxjerrin nga politika dhe kërkon revansh dhe të thotë që jam i fortë dhe nuk më nxjerrin dot me non grata. Është një lëvizje për interesin e tij personal.

Nuk janë shumica ata që shkojnë te Berisha. Shumica janë asnjanës, janë mërzitur me të dy palët. Ata që shkojnë te Berisha janë militantë, protestues. Këta janë pak. Pjesa tjetër janë njerëz që kanë urrejtje apo inat për Bashën. Ka edhe një pjesë që pjesëmarrjen në foltore e shohin si mundësi për të çuar përpara interesat e veta.

Këtu gjatë gjithë këtyre viteve nuk është krijuar një frymë e re, as kur Berisha nuk dha dorëheqjen. të tjerët mbetën aty. Zoti Berisha u vërtetua që nuk ka dhënë realisht dorëheqjen por ka dhënë një dorëheqje formale, duke qëndruar në një pozicion bashkëortakësie me zotin Basha. Në gjykimin tim përgjegjësia për humbjen është e të dyve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy