Lirohet nga detyra kreu i Policisë së Shtetit

Lirohet nga detyra kreu i Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është shkarkuar nga detyra.  

Këshilli i Ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vetë Xhafaj pati sot një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Në detyrën e kreut të Policisë së Shtetit është komanduar Rebani Jaupaj.

Jaupaj mbante postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, që prej nëntorit të vitit 2015, kur u emërua me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në të njëjtën ditë me emërimin në detyrë, po me urdhër të Tahirit, atij iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Jaupaj do të ushtrojë funksionet e kreut të Policisë së Shtetit deri në emërimin e drejtorit të ri të Përgjithshëm. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy