Eskortë me 14 makina dhe siguri maksimale, Obama mbërrin në Milano

Eskortë me 14 makina dhe siguri maksimale, Obama mbërrin në Milano

Me xhinse dhe xhup lëkure, ish-presidenti ameriakn, Barack Obama, ka mbërritur në aeroportin ushtarak të Linates, në Milano. Obama do të qëndrojë në Milano dy ditë, kohë gjatë të cilës do të takohet edhe me kreun e PD, Mateo Renzi, dhe kryebashkiakun Beppe Sala.

Obama merr pjesë në edicionin e tretë të Seeds&Chips – Samiti Botëror për Inovacionin dhe Ushqimin.

Ish-presidenti është shoqëruar nga një eskortë prej 14 makinash nga aeroporti në qytet. Rrugët ishin liruar më parë nga policia, ndërsa një helikopter monitoronte lëvizjet nga ajri.

Në kryqëzime, të gjithë përdoruesit e rrugës kanë zbritur nga makinat për të shkrepur foto. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy